Albspirit

Media/News/Publishing

Zhdukja e 1300 kontenierëve me mbetje në Shqipëri/ Reagon Berisha: Një megaskandal ogurzi

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas lajmit të mediave italiane mbi zhdukjen e 1300 kontenierëve me mbetje në vendin tonë.

Këtë ngjarje për të cilën është vënë nën hetim nga antimafia italiane edhe zyra e kryeministrit Rama, Berisha e cilëson si një megaskandal ogurzi. Sipas tij, pasi Rama dështoi me armët kimike, vendosi të sillte fshehtas helmet toksike.

“Nje megaskandal ogurzi!

Rama, pasi deshtoi me armet kimike te Sirise
– ka sjelle fshehtas ne Shqiperi helmet me toksike te kohes por flitet edhe se paku 15 tonelata mbetje radioaktive.
-Pas faktit te kryer, pra pas ketij akti kriminal ai miratoi me urgjence ne parlament ligjin per importin e plehrave dhe
-Vendosi ndertimin e tre impianteve te medha per djegien e helmeve ne Shqiperi.

Mediat italiane sot plasen bomben kimike, ato denoncuan se:
1400 kontenierë me lëndë kimike u zhdukën në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin për zyrën e Ramës
1400 kontenierë me lëndë kimike u zhdukën në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin për zyrën e Ramës”, reagon Berisha.

Në shkrimin e publikuar nga “pianetaitalianeës.it”, thuhet se rreth 2600 kontenierë, secili me 22 ton mbetje duhej të përfundonin për t’u ricikluar Maqedoni, në Shkup. Por, në Shkup kanë përfunduar vetëm rreth 1130 kontenierë. Bëhet fjalë për lëndë kimike shumë të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri.

Po ashtu, në këtë artikull thuhet se prokurori i anti-mafias italiane mbërriti për këtë çështje në Tiranë dhe e diskutoi gjatë takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Please follow and like us: