Albspirit

Media/News/Publishing

Bota agresive e Trump, shkrimtari Oz: Mëngjesin që ai fitoi, i shkruajta Merkelit

Amos Oz, shkrimtari izraelit i ka dhënë një intervostë revistës gjermane “Spiegel”, e cila ka luajtur me një titull që ka të bëjë me presidentin amerikan Donald Trump. Një përpjekje thuajse e përditshme për të delegjitimuar dhe diskredituar administratën e re amerikane, e cila duhet thënë se në strukturimin e stafeve të saj nuk ka bërë ndonjë gabim. Në çdo rast, Oz flet për situatën në Lindjen e Mesme, për Palestinë, Izraelin, konfliktin.

Mendoj se Trump nuk ka as idenë më të vogël se çfarë do në Lindjen e Mesme. Ndoshta i duhet më shumë kohë që të mendojsë se çfarë do. Ndoshta do të marrë ndonjë këshillë nga dikush tjetër. Por sigurisht ai nuk tha: “I dashhur z. Netanuahu, nëse e do Ëest Bank, Amerika do ta përmbushë kërkesën”, thotë Oz në komentet e tij.

Dëshpërimi për zgjedhjen që që Amerika bëri në vitin 2016, ka krijuar pasiguri kaq të mëdha, saqë vetë Oz, një shkrimtar hebre, thotë se mëngjesin që u çua dhe mori vesh se Trump kishte fituar, u ul e I shkroi një letër Angela Merkel, kancelares gjermane duke i shprehur konsideratën se për të ajo ishte liderja e botës së lirë.

I thashë se ajo – të paktën për mua – është tani liderja e botës së lirë. Më shumë se 70 vjet pas Hitlerit, një kancelare gjermane, një grua, është lidere e botës së lirë. Ndaj mos më flisni mua për gjëra të pakthyeshme”, shprehet Oz, që cilëson se në jetën e tij ka parë shumë gjëra të përmbysen sa të besojë akoma në pandryshueshmërinë e tyre.

Ndryshimi është kaq dinamik në botën e sotme, ose perceptohet i tillë saqë duket se paradigmat e botës së vjetër po rrëzohen, po zëvendësohen. Shkrimtari vlerëson se stabiliteti që njohu bota për më shumë se gjysmë shekulli është  një dhuratë e dyshes Stalin – Hitler, një dhuratë që siç thotë ai, ata nuk e kishin parashikuar, e së cilës i ka ardhur skandenca. I pyetur mbi zgjidhjen e konfliktit palestinezo – izraelit përmes modelit të dy – shteteve, ai deklaron se ky model është ndoshta i vetmi.

Nuk besoj në shtetet dykombësh. Ka shembuj shumë bindës për këtë, tëë shteteve shumëkombëshe që kanë përparuar: Zvicra, Zvicra dhe prapë Zvicra.  Gjetkë si në Qipro, Jugosllavi, Bashkimin Sovjetik përfundoi në një banjo të tmerrshme gjaku. Palestinezët nuk po ikin gjëkundi – ata nuk kanë se ku të shkojnë. Hebrejtë nuk po ikin – ata nuk kanë se ku të shkojnë. Por ne nuk bëhemi dot një familje e lumtur sepse nuk jemi. Kështu që duhet ta ndajmë shtëpinë në dy apartamente më të vogla dhe të mësojmë të themi në holl “Mirëmëngjes” çdo ditë”, shprehet Oz.

Please follow and like us: