Albspirit

Media/News/Publishing

Edukimi, pa George Soros

I perkas nje brezi, qe e  kam jetuar edhe kohen e para viteve 90 dhe ate te pas viteve 90. I perkas atij brezi qe jam diplomuar, formuar, zhvilluar e rritur profesionalisht ne dy keto periudha . I perkas atij brezi, qe kam vleresuar e vleresoj arritjet ne fushen e edukimit, qofshin ato para viteve 90 ashtu edhe ato pas viteve 90. Ashtu,  sikurse, vleresoj dhe dalloj qartesisht ndryshimet qe ka pesuar edukimi gjate ketyre dy periudhave. E padyshim, nuk mund te harroj vitet e para te pas 90 – tes ne edukim. Demokracia, liria , erdhi. Edukimi, me shume se cdo fushe tjeter u gjend totalisht I papergatitur , i corientuar. Kerkoheshin ndryshime te menjehershme.

Kerkoheshin reforma, platforma, strategji ne te gjithe komponentet e edukimit. Kerkohej nje permbajtje e re, nje strukture e re. Kerkohej, mbi te gjitha, nje mentalitet I ri. Kerkoheshin, me shume se cdo tjeter, kapacitetet njerezore, te cilet do te ideonin , formesonin , zbatonin e realizonin keto ndryshime, te cilet pothuajse mungonin totalisht. Pikerisht, ne keto momente teper delikate per ecurine e edukimit, u ngrit , u formesua, fondacioni Soros per Shqiperine, ku edukimi zinte pjesen me te madhe te veprimtarise se ketij fondacioni.
Duke mos dashur te behem pjese e nje debati politik , qe keto dite eshte prezent ne te gjitha mediat e sallat e politikes, por jo vetem, ndjej detyrimin moral te shpreh disa konsiderata rreth ndihmeses qe dha ky fondacion , nje ndihmese pothuajse jetike per ecurine e edukimit.
Ne konsideraten time ishin shume te rendesishme milionat e George Sorosit per ngritjen dhe rikonstruktimin e dhjetra e qindra shkollave e kopshteve ne gjithe Shqiperine. Por, shume me te rendesishme ishin milionat e George Sorosit, per formimin dhe pergatitjen e eksperteve, e kapaciteteve njerezore. Por, me shume te rendesishme ishin milionat e George Sorosit per transformimin rrenjesor te cdo qelize te edukimit, duke vendosur cdo komponent te tij ne parametrat e standardet me te avancuara te kohes. U financuan nga ky filantrop reformat e para  per c’ideologjizimin e permbajtjes se edukimit, u financua kuadri ligjor , u financuan reformat per decentralizimin e arsimit, reformat per arsimin parashkollor, parauniversitar e ate universitar, reformat per drejtimin dhe administrimin e edukimit. U financuan me dhjetra e qindra projekte per rolin e pazevendesueshem te komunitetit ne jeten e shkolles, per motivimin e zhvillimin e sportit,  artit ne shkolla, per trajnimin e kualifikimin e qindra mijra mesuesve e drejtuesve te arsimit etj.
Te panumerueshme kane qene konferencat shkencore, simpoziumet, seminaret ne cdo cep te Shqiperise, te ideuara e financuara nga ky fondacion.
Asgje qe ndodhte ne ato vite ne fushen e edukimit, nuk mund te konceptohej jashte fondacionit SOROS (pak me vone i quajtur AEDP).
A do te mundeshim ne, te kapercenim coroditjen e periudhes se pare te tranzicionit pa mbeshtetjen strategjike te ketij filantropi ne fushen e edukimit?  Une, por edhe shume njerez si une te kesaj fushe, mendojme se do te ishte e pamundur.
Mua, si njeri i edukimit, me intereson ajo ndihmese e pazevendesueshme e ketij njeriu te madh, per fatet e edukimit ne Shqiperi dhe asgje tjeter rreth Tij.  Dhe ky njeri eshte z. George Soros.
Please follow and like us: