Albspirit

Media/News/Publishing

Luana Vjollca-luftë për audiencë me Fevziun, fton politikanë në emision

Siç lajmëroi edhe më herët moderatorja Luana Vjollca,  emisioni “Pa limit” do të transmetohet çdo të hënë në orën 22:50 , orar që rastis me emisionin “Opinion” të gazetarit të njohur, Blendi Fevizu. Pikërisht për këtë arsye, është  menduar që brenda emisionit të futet  edhe “pak” politikë. Në startimin e parë të emisionit “Pa limit” gjatë të hënës, i ftuar  do të jetë deputeti , Eduard Ndocaj.

Pavarësisht se emsioni i Luana Vjollcës,  është më shumë format argëtues dhe nuk ka ngjashmëri me emisionin politik të Blendi Fevziut, konkurrenca për audiencë po ndikon edhe në  përzgjedhjen e të ftuarve në emisionin “Pa limit”. Të shohim se kush do të jetë më i ndjekuri./dritare.net

Please follow and like us: