Albspirit

Media/News/Publishing

Melania Trump u lexon libra fëmijëve të spitalit të Nju Jorkut

 

Zonja e Parë Melania Trump ka vizituar një nga spitalet e fëmijëve në Nju Jork të enjten, duke bërë jo pak bujë në mesin e qytetarëve. 46-vjeçarja la “Trump Tower” pak para orës 11 të mëngjesit dhe kaloi dy orë me fëmijët në spital, shkruan “Daily Mail”. Ajo kishte marrë me vete një shportë të madhe të bardhë të mbushur me libra të cilët sapo hyri filloi t’ua lexonte fëmijëve. “Unë kam ardhur t’ju inkurajoj të lexoni – ” u  tha Melania fëmijëve, ndërkohë që fliste me ta dhe po u tregonte disa nga ilustrimet e librave. Melania gjithashtu tha se dëshironte që fëmijët të mendojnë për “atë që duan të bëjnë kur të rriten”.

Please follow and like us: