Albspirit

Media/News/Publishing

Rama-Meta ftojnë Bashën në tryezë: Hajde të dialogojmë për zgjedhjet dhe vetingun

Mazhoranca ka hedhur sot hapin e parë për tu ulur në tavolinë me opozitën e cila ka 14 ditë në protesta për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

Sot Rama dhe Meta bashkë me bashkëpunëtorët e afërt janë mbledhur tek vila 30 ku më pas kanë dalë me një qendrim të përbashkët.

Në deklaratë thuhet: “Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi axhenden e reformave dhe qendrimin e opozites parlamentare. Në fokus të takimit ishin Reforma ne Drejtesi, procesi i Vetingut si hap i pare ne zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmeria per nje proces zgjedhor me besueshmeri te larte e transparence te plote.

Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogoje me opoziten për domosdoshmerine e çuarjes përpara të ketyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor.

Lideret e koalicionit shprehen gatishmerinë për të dialoguar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryezë dialogu që është e dëshirueshme për opozitën”.

Pra siç shihet në deklaratë, mazhoranca fton opozitën në bisedime duke lënë të hapur vendin e takimit dhe orën. Vihet re në deklaratë shprehja: “Mirëpresim çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor”.

 

Please follow and like us: