Albspirit

Media/News/Publishing

60 miliardë euro pengojnë daljen e Britanisë nga BE

Sa më kushton? Ishte kjo pyetja torturuese e një fushatë të vjetër publicitare nga një kompani telefonike. Sot kjo pyetje është në qendër të përballjes mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Sipas burimeve të fundit, qëllimi i Komisionit Europian është ai që t’i imponojë Britanisë një faturë prej 60 miliardë euro për largimin e saj nga Bashkimi Europian. Kjo është shuma e parave me të cilat do të përballohen financimet e përbashkëta deri në vitin 2023.

Por Mbretëria e Bashkuar nuk është dakort. Duke u bazuar në një studim të komisionit ekonomik të Dhomës së Lordëve, studim i publikuar së fundmi nga The Guardian, Britania mund të dalë nga BE në vitin 2019 pa qenë nevoja të paguajë asnjë cent. Sipas kësaj analize, Londra jo vetëm që nuk do të kishte asnjë detyrim ligjor dhe financiar përballë 60 miliardë dollarëve, por gjithashtu nuk do të kishte më asnjë detyrim për marrëveshjet e firmosura nga David Cameron në vitin 2013.

Po sipas kësaj analize, Brukseli nuk do të kishte kështu asnjë shans që t’i merrte Britanisë shumën e prentenduar, pasi në këtë mënyrë ishulli britanik do të vendosej në pozita shumë të forta mbrojtëse. Për më shumë, Lordët propozojnë që nëse Britania do të tentojë të qëndrojë vetëm në tregun e përbashkët, kjo duhet të bëhet vetëm mbi bazën e marrëveshjeve buxhetore.

“Gjatë qëndrimit të saj në BE, Britania ka pasur dhe do të ketë detyrime financiare. Këto detyrime duhet të plotësohen deri në fund. Ky do të jetë elementi kryesor për një ndarje sipas rregullave”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian. Por përtej kësaj, marrëveshja mes BE-së dhe Britanisë mbetet akoma e largët.

Please follow and like us: