Albspirit

Media/News/Publishing

Vepra e Klimt shitet për 55 milionë euro

Një pikturë e artistit austriak me famë botërore, Gustav Klimt, është shitur në ankand për shumën rekord të 55 milionë eurove (48 milionë funta).

Shitja e realizuar nga “Sotheby’s” e Londrës e kthen pikturën e titulluar “Kopshti i shtëpisë së fermës”, në veprën e tretë të artit të shitur ndonjëherë më shtrenjtë në Europë.

Kjo ishte e para herë në 20 vite që krijimi me bojëra vaji në kanavace gjendej nën çekiçin e një shtëpie ankandesh. Ajo u bë pjesë e shitjeve rekord prej 231 milionë euro (200 milionë funta) të realizuar nga “Sotheby’s” ditën e mërkurë, transmeton TCH.

Deri më sot, vepra e shitur më shumë në kontinentin e vjetër vazhdon të konsiderohet skultpura e “Njeriut që ecën” e Alberto Giacomettit, e pasuar në vend të dytë nga “Masakra e të pafajshmëve” e Peter Paul Rubensit.

Please follow and like us: