Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova bëhet me ushtri javën e ardhshme

 

Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kthehen në ushtri nëpërmjet Ligjit të ri ku parashihet që Misioni i FSK-së të jetë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës.

Po, ashtu, FSK nuk do të ndërrojë emrin dhe do të merret edhe me mbrojtjen e qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe interesave të Shtetit dhe do të armatoset në përputhje me nevojat e FSK-së.

Projektligji është hartuar nga Presidenca në bashkëpunim me Ministrinë e FSK-së dhe është mbështetur nga vendet kryesore të NATO-s.

Sidoqoftë, me Projektligjine ri, nuk parashihet t’i ndërrohet emri FSK-së, por vetëm misioni.

Nga një organizatë që kishte për qëllim reagimin në raste të katastrofave natyrore, do të marrë rol në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.

Sipas projektligjit, rekrutimi në FSK do të jetë vullnetar.

“FSK do të jetë e pajisur me armatim adekuat, në përputhje me nevojat e FSK-së, për kryerjen e misionit dhe detyrave të saj”, thuhet në Nenin 6 të Projektligjit të FSK-së.

Ky projektligj është hartuar nga Presidenca në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Express ka siguruar Projektligjin e ri i cili do të dalë për miratim në Parlament javën e ardhshme, transmeton “Ekspress”.

Please follow and like us: