Skandalet e së djathtës në Francë, “marrin peng” fushatën

Skandalet që përfshijnë politikanët, sidomos në vit zgjedhor, nuk janë gjithnjë në favor të rivalëve të tyre dhe Franca duket shembulli perfekt për këtë.

Dy prej kandidatëve kryesore, nacionalistja Marine le Pen dhe republikani Fracois Fillon janë në qendër të vëmendjes pasi të dy akuzohen se kanë akuzuar me fondet duke i akorduar paga të afërmeve të tyre për punë që nuk kanë bërë.

Le Pen thuajse nuk e ka ndier goditjen, pasi sondazhet parashikojnë se do ta rrojë balotazhin. Ndërsa Fillon, megjithëse u lëkund fort, duket se tashmë po e rimerr veten edhe pas mbështetjes unanime të partisë së tij. Rezultati i fare i qartë: mes kaosit të skandaleve, Le Pen dhe Fillon vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike dhe për mirë apo për keq, i kanë bërë të qarta platformat e tyre. Kjo situatë nuk i shkon aspak përshtat të majtës dhe kandidatëve të saj, të cilët thonë se askush nuk debaton për problemet, por vetëm për skandalet e kandidatëve të djathtë.

Socialisti Benoit Hamon, i cili i ka rënë Francës kryq e tërthor në fushatë, tha se është shumë e vështirë që zëri i tij të dëgjohet pasi debati demokratik është mbytur nga saga “Fillon”.

Hamon tha se kudo që shkon, sapo nis të flasë, e pyesin se çmendon për skandalet fillon apo Le Pen. Në të njëjtin kuadër, Jean Luc Melenchon, kandidati i lëvizjes Franca e Paepur, deklaroi se ai dhe të tjerë si ai nuk po munden që të transmetojnë programet e tyre përmes murit mediatik, pasi duket se interes ka vetëm për skandalet e së djathtës.

I vetmi nga kandidatët e të majtës që s’është ankuar është Emanuel Macron, i cili në sondazhe pason udhëheqësen Le Pen dhe është para Francois Fillon, por vetëm për shkak të skandalit të këtij të fundit.