Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada amerikane heq intervistën e vizës për gratë, ja kush përfiton!

Ambasada amerikane ka zgjedhur që këtë 8 Mars, tu bëjë një dhuratë ndryshe grave shqiptare. Duke i uruar për këtë ditë, ambasada ka zbuluar nëpërmjet disa fotove të animuara, surprizën për vizat. Gratë që duan të udhëtojnë që janë mbi moshën 79 vjeçare dhe që nuk janë refuzuar më parë, e marrin vizën pa bërë intervistën.

“Gëzuar Ditën e Gruas! Shpresoj të ketë qenë një ditë e mrekullueshme për të gjithë. Kjo ditë ishte një kujtesë për gratë fantastike që kanë ndikuar në jetën time: nëna, motra, gjyshja ime – dhe sigurisht heroina ime personale Amelia Earhart! Këtë javë unë pata fatin të vizitoj disa miq të vjetër, siç mund ta shikoni edhe tek kartonat e mëposhtëm. Mirëpres bashkëbisedimin me ju sot dhe përgjatë javës!”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook.

Please follow and like us: