Albspirit

Media/News/Publishing

Ataku në zemër i merr jetën ish-zëvendës ministrit të Brendshëm

Ish-zëvendës ministri i Brendshëm Sokol Baraj është ndarë nga jeta si pasojë e një ataku në zemër. Baraj ka drejtuar policinë e shtetit në periudhën më të vështirë. Ish- zëvendës ministri ndërroi jetë në moshën 53 vjeccare.  Në fillimin e korrikut 1997 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe njëkohësisht edhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, në vendin e lënë bosh nga Agim Shehu.

Kush ishte Sokol Baraj

Sokol Baraj, u lind në Tiranë, më 05.08.1963. Arsimin fillor e ka kryer në vitin 1970-1974, në Lezhë, kohë kur i ati, Mitati, ishte kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në këtë rreth, ndërsa arsimin 8-vjeçar e kreu në Tiranë, në vitin 1978. Në periudhën 1978-1982, kreu arsimin e mesëm në Politeknikumin “7 Nëntori”, dega elektrike, të cilin e përfundoi me rezultate shumë të mira.

Në shtator 1984 filloi arsimin e lartë në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilën e përfundoi në vitin 1988, duke u diplomuar në specialitetin “Sigurim”.

Sapo kreu studimet dhe u diplomua, u caktua fillimisht në Degën e Punëve të Brendshme në Durrës, ku gjeti kuadro policie me aftësi të larta profesionale dhe me përvojë të mirë në punë. Ndërkohë, Sokoli, filloi menjëherë studimet pa shkëputje nga puna në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Juridik, të cilin e mbaroi në vitin 1993.

Në gusht 1990, u transferua në qytetin e Kavajës, ku kishin filluar trazirat dhe lëvizjet e para për ndryshimet politike në vend. Është i njohur fakti se në atë kohë Kavaja u kthye në epiqendër të revoltave dhe pati shumë konfrontime me Policinë, madje edhe me forcat e repartit special nr. 326, të Policisë. Këtu, Sokoli, pati mundësinë të aftësohej më tej në profesionin e tij të vështirë. Në tetor 1991, u transferua në Drejtorinë e SHIK-ut, në Tiranë, ku shërbeu deri në vitin 1993.

Në fillimin e korrikut 1997 u emërua “drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe njëkohësisht edhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme”, në vendin e lënë bosh nga Agim Shehu.

Please follow and like us: