Albspirit

Media/News/Publishing

Basha kërcënon nga çadra: Nuk më duhet koka e Tahirit si kokë deleje apo turku

Lulzim Basha e ka mbajtur stekën lart edhe pas largimit të Tahirit. Fillimish në fjalën e tij tek çadra ai inkurajoi mbështetësit e tij pas largimit të Tahirit: “Ne jemi mbledhur këtu kur duket sikur qeveria është në grahmat e saj të fundit” tha ai. “Ne që nga 18 shkurti jemi për një qëllim: “Largimin e qeverisë që është bërë njësh me krimin dhe drogën”. Duke komentuar largimin e Tahirit ai e quajti atë një manovër të ulët të Ramës për t’i shpëtuar përgjegjësisë. “Ne nuk duam t’ia dimë as për koka turku as për koka delesh. Tahiri është një truk për ti hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve” tha ai duke nënvizuar se opozita kërkon kokën e Ramës që është i lidhur me krimin dhe drogën.

Please follow and like us: