Albspirit

Media/News/Publishing

60 familjet tregtare të Shqipërisë që në vitin 1940 importonin automjete, veshje, parfume, radio, aparate fotografike, barna e armë

Një raport vjetor për mbretërinë italiane të vitit 1940 jep një seri të dhënash për situatën në Shqipërinë e atyre viteve. Raporti përmban të dhëna të konsiderueshme lidhur me gjendjen e atyre viteve në transport, burime natyrore, tregti etj. Përtej disa mangësive të vogla që ka raporti, një e dhënë e rëndësishme e tij është ajo që lidhet me situatën e tregtisë së atyre viteve, ku evidentohen me emra dhe me natyrë aktiviteti çdo tregtar apo familje tregtare e atyre viteve.

Një pjesë e këtyre tregtarëve pas luftës do të përballeshin me tatimin e jashtëzakonshëm e do të shpronësoheshin; një proces që vijon të ketë ndikim edhe në ditët e sotme ku pasardhësit kërkojnë dëmshpërblim për aktet e viteve ‘45-‘46.

“SCAN” nis sot serinë e publikimit të raportit për tregtarët e Shqipërisë së viteve ’40, duke u fokusuar fillimisht te eksportuesit. Në pjesën e raportit që përmban listën e eksportuesve dhe të produktit për 14 qytete të vendit, autoritetet e kohës kanë shënuar 44 tregtarë e familje tregtare që merreshin kryesisht me eksportin e produkteve bujqësore.

 

Kompanitë eksportuese të vitit 1940

Shkodër

  1. Tara Brahimi-Arra
  2. Gaspër Çurçia & De Angelis-Trungje peme
  3. Muhamet Draçini-Lesh
  4. Kahreman vll. Ahmeti- Vezë
  5. Kin Vll. Fishta- Erëza
  6. Shaqir Miloti-Arra
  7. Caf Vila-Duhan i paketuar

Berat

  1. Lluk Bandilli-Vezë
  2. Jean Cylaku-Ullinj dhe vaj ulliri
  3. Jan Kondasi-Drithëra

Kavajë

  1. Bajram Dedej-Lëkurë
  2. Veli Haxhi-Vezë e vaj ulliri

Korçë

  1. Vançi Serani-Fasule
  2. Shoqëria koncesionare e qymyrgurit “Mborje”-Linjit
  3. Sotir Statobërdha- Dru dhe qymyr druri
  4. Thoma G.Rota-produkte bulmeti

Delvinë-Gjirokastër

  1. Veli Malile& Shoqëria- Ullinj e vaj ulliri
  2. Aleks Talo-Produkte bulmeti

Durrës

  1. Xheb Aliço-Produkte Bulmeti
  2. Habil Beshiri-Vaj ulliri, lesh e drithëra
  3. Spiro Tiri & Vëllezërit- Fertilizues me origjinë shtazore

Elbasan

  1. Hiqmet Baholli- Drithëra
  2. Demir Gripshi-Ullinj e vaj ulliri

Fier 

  1. Zoj Bano-Fara lini
  2. Thoma Decolli-Produkte peshku
  3. Nebi Gjata dhe Vëllezërit-Fasule
  4. Vangjel Lulja- Fara lini
  5. Lon Ndreu-Erëza
  6. Eqrem Peshkëpia-Lajthi

Konispol 

  1. Abdyl Besho-Produkte bulmeti

Kukës

  1. Sali Pula-Lëkurë
  2. Spahi Vella-Trungje pemësh

 Leskovik

  1. Andon Tasho-Produkte bulmeti

Sarandë

  1. Bektash e Avdiu Rushiti
  2. Spiro Çavo-Dru dhe qymyr
  3. Dhionis Kapacori-Produkte bulmeti
  4. Vasil Tambaqi & Shoqëria-Duhan i paketuar
  5. Pano Zaho-Ullinj e vaj ulliri
  6. Miho Zhongo-Frutat e pemës së Dushkut

Tiranë

  1. Jonuz Caku- Fertilizues me origjinë shtazore
  2. Filip Guriazu-Lesh
  3. Shoqëria “Kraba”-Linjit

Vlorë

  1. Thanas Duni- Frutat e pemës së Dushkut
  2. Xhemil Meço-produkte bulmeti

Lista e tregtarëve që importonin në vitin 1940

Gjirokastër

  1. Mino Mezini-Import pijesh dhe ushqimesh
  2. Pandeli Papamikali-Import aksesorësh dhe aparatesh radio
  3. Vëllazëria Theohari-Import orësh dhe argjendarie

Berat

  1. Kozma F.Cici-Import pajisjesh elektrike
  2. Vangjel Haxhistasa-Import barnash mjekësore
  3. Gjergji Nushi-Import manifakture dhe artikuj mode
  4. Llaq Salepi & Vëllezërit-Import manifakture e artikuj mode

Korçë

  1. Illo Dh. Argjendari-Import orësh dhe argjendarie
  2. Nodha Bimbli-Import aksesorësh dhe aparatesh radio
  3. Kristo Kocia-Import artikujsh kancelarie
  4. Pandi K. Ligori-Import armësh
  5. Eftim Opari & Bijtë-Import letre për paketime
  6. Opari&Terezi-Import automjetesh dhe pjesësh këmbimi

Delvinë

  1. Vllazën Tonidhi-Import manifakture e artikuj mode

Durrës

  1. Hajdar Bilali-Import mobilerie e druri të përpunuar
  2. Muhamet Dakoli& Vëllezërit-Import letre për paketime
  3. Kalemi & Rrufa-Import materialesh elektrike
  4. Vangjel Manushi-Import manifakture dhe artikuj mode
  5. Vasil Muzina-Import makinerish bujqësore, drithëra, ushqime e karamele
  6. Lin Vlashi& Vëllezërit-Import parfumesh

Elbasan

  1. Hysen Bakalli-Import ushqimesh e pijesh
  2. Vllazën Çaka-import bojërash, kinkalerish e hekurishte
  3. Ahmet Shyti-Import mobiljesh e druri të përpunuar
  4. Ibrahim Velencia-Import materialesh elektrike

Fier

  1. Taq Bozdo-Import aparatesh radio dhe aksesorë
  2. Kosma Nitto-Import ushqimesh e pijesh
  3. Ligor Panajoti & Vëllai-Import letre për paketim
  4. Nas Shtëmbari-Import artikujsh kancelarie
  5. Lic Xega-Import parfumesh
  6. Kostandin Zoto-Import mobiljesh e druri të përpunuar

Libohovë

  1. Mahmut Toto-Import ilaçesh

Përmet

  1. Irakli Saqellari-Import ilaçesh

Sarandë

  1. Bektash & Avdi Rushiti
  2. Timoleon Gjini-Import ushqimesh dhe drithërash
  3. Fadil Isufi& Vëllezërit –Import artikujsh kancelarie, aparate fotografike, orësh dhe bizhuterish
  4. Janeta Koço– Import makinerish bujqësore
  5. Karallamb&Aleks Papa– Import pëlhurësh leshi, pambuku e mëndafsh
  6. Mihal Llambro-Import armësh
  7. Spiro K.Nino-Import orësh, argjendarie e stolish të çmuara
  8. Miho Papadhimitri-Import aparatesh fotografike e instrumentesh muzikorë
  9. Sulo Puto& Vëllezërit
  10. Vëllazëria J.Pollo-Import motorësh
  11. Vëllazëria Puto-Import automjetesh, gomash, vajrash lubrifikuese e drithëra

Shkodër

  1. Gaspër Çurçia-Import automjetesh e pjesësh këmbimi
  2. Sadik Gruda& Shokët-Import hekurishtesh, bojërash, llak dhe kinkaleri
  3. Ndrek Kaçulini-Import aparatesh radio e aksesorë
  4. Haki Kraja-Import armësh
  5. Smalj Shurdha-Import instrumentesh muzikore e aparatesh fotografike
  6. Xhemal Tafaj-Import artikujsh prej lëkure

Tiranë

  1. Ali Kaceli & Vëllezërit-Import instrumentesh muzikore e aparatesh fotografike
  2. Filip Vesha-Import biçikletash e aksesorësh
  3. Kooperativa Bujqësore e Tiranës-Import pajisjesh për bujqësinë
  4. “S.T.I.D.E”-Import aparatesh radio e aksesorësh
  5. Xhemal Haxhi Xhaxhi-Import artikujsh prej lëkure

Vlorë

  1. Nekip Bega-Import pajisjesh kancelarie
  2. Doga&Gjorgja-Import parfumesh
  3. Albino Frapicini-Import aparatesh radio e aksesorë
  4. Musa Jonuzi-Import hekurishtesh e kinkaleri
  5. Koçi Risilia-Import biçikletash e aksesorësh
  6. Hasim Xhiku-Import artikujsh prej lëkure /SCAN/
Please follow and like us: