Albspirit

Media/News/Publishing

Dashnori lakuriq fshihet në parvazin e shtëpisë

Duket si një skenë filmi. Bashkëshorti i dashnores së tij vjen papritur në shtëpi dhe ai përfundon në parvazin e dritares, nudo.
Një burrë i zhveshur plotësisht ka përfunduar në parvazin e dritares së një shtëpie, ku mesa duket po fshihej nga dikush. Ndoshta nga bashkëshorti i të dashurës, i cili ka ardhur në shtëpi në mënyrë të papritur.
Nuk janë ende të qarta detajet e videos së publikuar këto ditë në Facebook, e cila po qarkullon shumë. Skena është xhiruar në France (ose në një vend ku flitet frëngjisht) nga një fqinj.
Megjithatë hipotezat e përdoruesve në rrjet janë të shumta. Disa thonë që mund të jetë edhe një adoleshent në shtëpinë e të dashurës së tij, i cili fshihet nga prindërit e vajzës.

Please follow and like us: