Albspirit

Media/News/Publishing

Ironia e Ramës: Ju them pse po na kritikon tani LSI

Kritikat e deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi për reformen ne arsim që arriti deti te kërkimi i faljes për votimin e kësaj reforme kryeministri Edi Rama i ka quajtur nga “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili perpjekje te LSI per te qene me atraktive perpara zgjedhjeve.

“Shprehje te nje momenti qe lidhet me zgjedhjet qe afrojne, eshte e natyrshme qe LSI te mundohet te krijoje nje profil me atraktiv duke bere opoziten e qeverise dhe qeverine e opozites”, tha ai.

“Per mua s’ka rendesi se çfare tha Monika, ka rendesi qe eshte votuar bashkarisht dhe ka pasur mbeshtetje te plote, patjeter qe ka pendesa, po reforma ka kaluar dhe s’mund te kthehet mbrapsht. Tha ashtu Monika apo Monika kjo ben diten e punes suaj, jo diten e punes sime” – tha Rama.

Please follow and like us: