Kapet rrjeti i prostitucionit, orgji në grup me klientët

Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë, pasi akuzohen për shfrytëzim e ushtrim prostitucioni. Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar Operacionin “FREE TIME” me 6 të arrestuar, 1 proceduar në gjendje të lire dhe 3 të tjerë të shpallur në kerkim.

“Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro”- njofton policia.

Sipas policise, personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetasja T. Gj.

“Më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh”- njofton policia.

Arrestimet

•M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. (Neni 114)

•M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114)

•D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë (Neni 113)

•R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë (Neni 113)

•K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë ,për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”(Neni 300)

•D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

Proçeduar në gjendje të lirë shtetasja:

-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh.,për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-1 automjet tip “Hyundai”

-4 aparate telefonik,

-20000 lekë të reja,

-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga Neni 110/a dhe 114 të Kodit Penal.