Albspirit

Media/News/Publishing

U akuzua për përdhunimin e aktores, Leonard Bombaj “hap thesin”: Kam prova tronditëse për Ajsin

Pas intervistës së dhënë ditën e djeshme nga Ajsi Xhaxhaj lidhur me akuzat e 7 viteve më parë ku akuzon Leonard Bombajn për përdhunim, ky i fundit ka vendosur të flasë.
Ajsi i është rikthyer sërish kësaj historie duke i qëndruar po të njëjtit version, ku deklaron se Bombaj ka abuzuar seksualisht me të për 5 vite.
I kontaktuar nga “Panorama” Leonard Bombaj është shprehur se në këtë rrëfim të saj nuk ka asgjë të vërtetë dhe se çdo gjë është sqaruar nga Prokuroria kohë më parë, ku ai u shpall i pafajshëm.
“Nuk kam folur deri më tani sepse kam pasur të bëjë me një fëmijë dhe kam lënë drejtësinë të flasë. Por tani do të flas me prova dhe do të mbaj një qëndrim tjetër. Kam prova të forta dhe tronditëse dhe do t’i bëjë publike”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se arsyeja e vetme se përse aktorja i kthehet edhe një herë kësaj historie është vetëm për të shkatërruar imazhin e tij publik, por kjo nuk i bën më përshtypje pasi është mësuar tashmë.
“Ajo po vesh rrobat e një viktime në trupin e një aktoreje”, vazhdoi Bombaj.
Sa i takon deklaratës së Ajsit se i janë marrë para nga llogaria e saj bankare, Leonardi e mohon kategorikisht duke theksuar se kjo është një shpifje e radhës.
Ndërkohë Bombaj është duke u përgatitur për një event ndërkombëtar “Cup Song Albania”, me synim për t’u futur në Librin Gines me një rekord të ri, event ky që do të zhvillohet me datë 25 mars 2017.
“Po pres të mbaroj këtë gjë dhe më pas do të flas me prova për këto akuza të rreme, dhe provat janë shumë-shumë tronditëse”, shton ai.

Please follow and like us: