Albspirit

Media/News/Publishing

Pse faqet e internetit punojnë ngadalë në telefon?

Goditja kundër ad-blockers po rritet gjithnjë e më tepër. Tabloidi gjerman, Bild, është i fundit që bën të ditur se do të parandalojë përdoruesit që kanë instaluar disa reklama të fshehura për të parë artikujt e saj.

Media gjermane i bashkohet dhjetëra të tjerave të cilat kundërshtojnë kërcënimin e teknologjisë nga të ardhurat. Përdoruesit kanë instaluar disa “extension” për të rritur shpejtësinë e hapjes së faqes dhe për të reduktuar sa më shumë harxhimin e bateris së telefonit.

Lëvizja e fundit e Apple për të mbështetur ad- blockers në iPhone dhe iPads e saj e sjellë çështjen sërish në qendër të vëmendjes.

Por kompani të tjera teknologjike po përpiqen të bindin përdoruesit se mund të jetohet dhe me këto Ads, duke i bërë ato më pak frustruese.

Çfarë problemi po mundohen të zgjidhin?
Ju lënë në pritje që një faqe interneti të hapet në telefonin tuaj. Të hapësh një faqe interneti në telefon apo tablet është shumë irrituese, dhe kjo jo vetëm për shkak të shpejtësisë së internetit, por për shkak të pop up, ads etj. E teksa ju klikoni që të shkoni më poshtë faqes, pa dashje mund të klikoni në një prej këtyre reklamave dhe të shkoni në një faqe tjetër. Ky është një problem që kërkon zgjidhje, pasi shumë prej nesh sot lajmet i marrin nga pajisjet që mbajmë në duar.

Pse është bërë kaq keq?
Sepse reklamuesit paguajnë për disa faqe interneti dhe kjo do të thotë që ads nuk janë vetëm disa foto. Disa faqe janë më të ngarkuar në megabyte pikërisht për shkak të këtyre reklamimeve.

Please follow and like us: