Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: SHBA dhe Europa janë me ne

Në ditën e 37 të protestës, Lulzim Basha, duke folur nga çadra tha se kauza pë zgjedhje të lira dhe të ndershme ka mbështetjen ndërkombëtare.
Sipas Bashës, tentativa e Ramës për të deformuar të vërtetën me paratë e drogës ka dështuar.

Sakaq pati një përgjigje edhe për akuzat se çadra e protestës po mbështetet nga qarqe që jo domosdoshmërisht i duan të mirën Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e tij

Amerika është me ne, Europa dhe aleatët e Shqipërisë janë me ne deri në fitore. Fillon dhe llomotit, e keni dëgjuar të flasë për armiqtë e jashtëm që nuk i duan të mirën Shqipërisë, të cilët sipas tij paskan bërë konspiracion me këtë çadër lirie, me këtë shesh lirie, me këtë koalicion lirie. Po kundër kujt? Sot nga ky shesh dua ti them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij që paguhen me paratë e drogës dhe narkomafias shqiptare, mercenarëve të tij shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre me paratë e drogës shqiptare lehin kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Armiqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve janë oligarkia, krimi i organizuar dhe narkomafia e cila po investon rëndë për të deformuar të vërtetat dhe treguar botës jo realitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve por realitetin e bandave, krimit të organizuar dhe bandave të bërë njësh me ta. Por kanë dështuar dhe po dështojnë me sukses të plotë.

Të presim në këtë shesh të vendosur dhe të bashkuar kështu si jemi lajmin e fitores, lajmin e largimit të Edi Ramës, qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Please follow and like us: