Albspirit

Media/News/Publishing

Ruçi: PS i fiton zgjedhjet me apo pa LSI në koalicion

PS ka shprehur vullnetin për të vijuar koalicionin me aleatët. Kështu është shprehur Gramoz Ruçi ditën e sotme ndërsa ka shpërndarë lejet e legalizimit në Libofshë të Fierit.

“PS është e vendosur të futet në zgjedhje. Ne do të hyjmë në zgjedhjet e qershorit si forcë fituese, me apo pa LSI-në. Lëvizja Socialiste e Integrim nuk është e vendosur se çfarë do bëjë për koalicionin” – tha Ruçi.

Kreu i Grupit Socialist tha gjithashtu se opozita e ka marrë përgjigjen për bojkotin nga SHBA dhe Angela Merkel.

Please follow and like us: