Albspirit

Media/News/Publishing

Ivanka Trump, pjesë e administratës në SHBA

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Ivanka Trump i është bashkuar zyrtarisht administratës së babait të saj, si punonjëse e papaguar, me titullin Asistente e Presidentit. “I kam dëgjuar shqetësimet që kanë pasur disa me këshillimin e presidentit në kapacitetin tim personal”, është shprehur ajo. Ekspertët e etikës kanë dalë me kritika javën e kaluar, pas raporteve se zonjës Trump do t’i jepet Zyra e Krahut Perëndimor në Shtëpinë e Bardhë, pa iu bashkuar zyrtarisht administratës. Kritikët kanë thënë se roli i zonjës Trump duhet të bëhet zyrtar, në menyrë që ajo të ketë detyrime si punonjëse federale dhe me standarde të etikës.

Please follow and like us: