Albspirit

Media/News/Publishing

Dy kushtet që Basha s’do i negocionte kurrë

Sa herë që duket sikur ka ndonjë kompromis në sfond, sa herë që hapen fjalë se mundet që shumica është e gatshme të bëjë ndonjë lëshim, Lideri i PD-së Lulzim Basha del në publik për të sqaruar mbështetësit e tij dhe publikun e gjëra se ai nuk do të tërhiqet asnjë centim nga dy gjërat që ka premtuar: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Kjo ka ndodhur edhe sot ku me anë të një statusi në Facebook, Basha thekson se nuk do të tërhiqet.

“Dua të garantoj përsëri sot çdo shqiptar se nga kjo betejë nuk tërhiqem pa i shkuar deri në fund vendimit që së bashku morëm qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar ai. Edhe njëherë Basha ka këmbëngulur se nuk ka asnjë tratative pa këto dy kushte duke folur me ironi pë çdo lloj kompromisi që vjen nga favoret e pushtetit.

Please follow and like us: