Albspirit

Media/News/Publishing

Lamtumirë Françesk Radi!

Ditën e sotme në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ka ndërruar jetë këngëtari dhe kantautori i mirënjohur i viteve ’70, ’80, ’90, Françesk Radi në moshën 67 vjeçare. Ai ishte shtruar në reanimacion në datën 27 mars, pas një hemorragjie masive në tru, nga e cila nuk arriti dot të shpëtonte.

Françesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme.

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Please follow and like us: