Albspirit

Media/News/Publishing

Akuzat ndaj Olti Currit degjenerojnë në një ‘luftë’ në Facebook

Prej ditës së dielë, në media qarkulluan disa fotografi ku shfaqej një bisedë në të cilën akuzohej opinionisti Olti Curri se ishte paguar për të favorizuar Damianon. Mesazhet e dërguara supozohej të ishin shkruar nga vetë banori i ‘Big Brother’ për vajzën që shërbente si korriere.

Mirëpo, vetë Olti ka mohuar dje çdo akuzë nëpërmjet një statusi në Facebook. Midis të tjerave ai shkruan se këto janë të gjitha plane të bëra nga ish-e dashura e Damianos dhe pronarit të një portal shqiptar, në formë hakmarrjeje.

Djali me emrin Indrit, që ka dërguar sms-të tek “Shqipëria Ime”, ka qenë vetë kandidat për konkurrent në BB, por nuk ka kaluar dot në audicione. Ndërsa vajza me emrin Klaudia, është “braktisur” nga Damiano pasi ky i fundit ka zbuluar se trafikonte njerëz.

“Damianon dhe Klaudian i kam takuar në dy restorante, ku folëm, u përshëndetëm, foto, gjëra dhe të them të drejtën, nga jashtë m’u dukën çift pëllumbash. Vetëm se ia kanë futur kot me planin e tyre që gjoja më kanë dhënë lekë, sepse në ‘Fan Club’ nuk ka fitues, gara bëhet në BB. Por duhet të pranoj se derrat e BB-së i poqa dhe i hëngra unë”, shkruan opinionisti.

Nga ana tjetër, personi në fjalë, Indriti, është përgjigjur sërish me një status ku siguron se do sjellë prova dhe materiale që vërtetojnë akuzat e tij.

Please follow and like us: