Albspirit

Media/News/Publishing

Aleati i Bashës përshëndet deklaratën e Metës

Reagimi i parë zyrtar nga opozita pas deklaratave të kreut të LSI-së Ilir Meta erdhi nga kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka. Ai thotë se “e përshëndet qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

“Meta, vërtetoi edhe një herë, se qëndrimet që ne si opozitë e bashkuar kemi mbajtur këto 46 ditë, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit.. etj janë të drejta dhe realiste” – thotë Duka.

Please follow and like us: