Albspirit

Media/News/Publishing

Humb jetën në aksident Valeria Daci

Një e vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e 3 prillit 2017 në rrugën Paterno-Randazzo të Italisë.

Media italiane shkruan se viktima është një shqiptare 37 vjeç, Valeria Daci rezidente në Adrano. Ajo drejtonte një makine tip Ford që po shkonte drejt Paternos kur është përplasur me një BMW e cila drejtohej nga një djalë 28 vjeçar italian dhe po ecte në krah të kundërt.

Nuk dihet ende dinamika e përplasjes fatale që i mori jetën 37 vjeçares. Valeria humbi jetën në vendin e aksidentit. Trupi i saj është gjetur në rrugë jashtë makinës. Policia ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Please follow and like us: