Albspirit

Media/News/Publishing

Plumba pas koke shqiptarit në Itali dhe e hedhin në pyll

Një trup i pajetë u gjet rastësisht mëngjesin e së dielës në pyjet mbi liqenin Segrino në Komo të Italisë. Trupi u gjet nga disa të rinj që gërmonin për të pastruar pyllin. Sot, mediat vendase shkruajnë se kufoma i përket një shqiptari. Sipas të njëjtave burime ai është Besnik Metaj, 39 vjeç, me precedentë të mëparshëm në Itali. Ai u identifikua nga shenjat e gishtërinjve. Metaj figuronte i regjistruar për çështje që lidhen me drogë dhe vrasje. Hipoteza më e mundshme është se ai është varrosur në pyll, pasi është vrarë në një tjetër vend. Sipas autopsisë vrasja ka ndodhur rreth një muaj më parë. Ajo është shkaktuar nga 2 goditje me armë zjarri në kokë nga një distancë e afërt. Kufoma e Metajt ishte plotësisht nudo, e varrosur në një pozicion fetusi, në një gropë rreth 20 cm të thellë, e mbuluar me gurë e gjethe.

Please follow and like us: