Albspirit

Media/News/Publishing

Si spiunoheshin ata që shihnin filma porno në komunizëm

Një dokumentar i ri i MDR në Gjermani synon të sjellë detaje nga historia e filmave porno në Gjermaninë Lindore. Mes të intervistuarve janë edhe producentët Lutz Rentner dhe Frank Otto Sperlich, që kanë xhiruar disa filma porno në bodrume apo në kopshtet e shtëpive. Kur shërbimi sekret, Stas-i e pikasi diçka të tillë, u vu pas tyre.

Shefi i Stasi-t, Erich Mielke, urdhëroi nisjen e një aksioni të madh. Por rezultoi një flluskë. Në vitin 1983, agjentët e Stasi-t zbuluan një rrjet pornografie me mbi 2 mijë anëtarë në ish-qytetin Karl Marks. Megjithatë nuk pati asnjë ndjekje penale pasi në listë ishin edhe shumë ‘shokë’ të respektuar të partisë./Bild

Please follow and like us: