Albspirit

Media/News/Publishing

Atij që i preka gurin para se me i prekë lëkurën!

Ema Andrea

Pak kohë….kujt mundem me ja lyp! Koha ime mu jep! Të lutem!….nuk mundem më! A thu vrapoj për me të gjetë e në vrap të humbas!? E sytë e tij, mardha me i pa, atij që i njoha mungesën para se me e njoh! Atij që i preka gurin para se me i prekë lëkurën! Lotë njoh prej atij që nuk njoha, duke pritur lotët ai të mi fshijë! Lindur në absurd! S’ka mëni e as trishtim! Thjesht Prill çdo vit, e lodhje çdo Prill më shumë! Kohë, ngulcin ma përkthe! Të lutem! Tash po vej kokën mbi tavëll për me numëru kujtimet që nuk ekzistojnë….as në Prill..
E as në kalendarin e kohës që dikush shpiku për mos të pa ty! Më mirë kështu se do ishim taku m’trishtim! Po e mbaj si mundem! Veç se sot është Prill!

Please follow and like us: