Albspirit

Media/News/Publishing

Braçe: Ju kurrë nuk do të jeni vetëm

Deputeti i PS, Erjon Braçe shprehet se këto janë dita të vështira për PS dhe vendin.

Ai ka publikuar një mesazh të një personi, që ndajnë të njëjtin pasion, që është ekipi i Partizanit.

Ju kurre nuk do te jeni vetem” është mesazhi i tij për Braçen.

Ai thotë se kam marrë qindra mesazhe në ditë, nga njerëz të thjeshtë, njerëz të zakonshëm, të njohur e të panjohur, socialistë por edhe thjesht qytetare.

Statusi i plotë i Erjon Braçes
JU KURRE NUK DO TE JENI VETEM!!

U be dite qe marre qindra mesazhe ne dite,
nga njerez te thjeshte, njerez te zakonshem, te njohur e te panjohur,
socialiste por edhe thjesht qytetare.

Jane dite te veshtira,
jo per mua, as per ne-nje grusht drejtuesish,
por per PS, vendin mbi te gjitha dhe,
nje mesazh nga cilido eshte drite, force, fuqi, mbeshtetje, shtytje.

Por ky mesazhi i sotem eshte krejt tjeter, krejt ndryshe, me i vertete se kurre!

Vendosa ta ndaj me ju;

“Erjon te pershendes!

Nuk dua te shprehem shume per politiken:
Kur shprehem e bej me vote.

Meqe ndajme pasion te njejte per Partizanin,
si mik e  si socialist,
po te drejtohem Ty e nepermjet Teje te gjitheve Ju qe na perfaqesoni,
me ate cka me pelqen me shume nga koret e tifozerise:

JU KURRE NUK DO JENI VETEM!”

Armandit dhe kujtdo tjeter dua ti them;
DHE JU, KURRE NUK DO TE JENI VETEM!

Cdo ore te dites, une do jem me ju!

Please follow and like us: