Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Fajin e kanë analistët jo pronarët si Frangaj dhe Çili

Në 20 minutat e para të intervistës së tij tek “Të paekspozuarit” Edi Rama është marrë me opinionistët dhe gazetarët duke i quajtir ata si të keqen më të mëdha. Ai ka folur edhe njëherë për kanale të nëdheshme parash që paguajnë këtë pjesë të një kaste prej 800 vetësh që shohin vetëm interesin e tyre. “Agallarë mediatikë”, “Katund mediatik” kanë qenë termat e përdorur prej tij për këtë kategori që ka shpikur “Fake News” në rrafsh planetar. Por pasi ka bërë copë copë ata që “vetë prodhojnë dhe vetë komentojnë lajme” ai është kapur gafil përpara pyetjes të Ylli Rakipit: “Po si ka mundësi që ti nuk guxon të thuash gjë për pronarët? “Si ka mundësi që nuk guxon të flasësh për Frangajn dhe Çilin që tani janë bërë me ty”?

Në këtë moment, i mbetur pa tekst Rama tha se “nuk merrem me persona por me grupime”. Por për grupimin e atyre që i jep liçensa, leje ndërtimi, dhe akreditime prapë nuk tha asnjë fjalë.

Please follow and like us: