Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Nga kjo javë Shqipëria mund të mbetet pa qeveri, president, veting, zgjedhje…

Kryetari i subjektit LIBRA, Ben Blushi, deklaroi se situata politike në vend po e çon vendin në rënie të lirë dhe në krizë të thellë.

Përmes një statusi në Facebook,ai te shkruan se askush nuk po negocionon dhe se po mungon dëshira e gjetjes së një zgjidhjeje. Ai shton se nga kjo javë “Shqipëria mund të kthehet në një Republikë pa institucione, mund të mos kemi qeveri, vetting apo edhe zgjedhje”.

Statusi i Blushit

“Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë”.

Please follow and like us: