Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Vasilikë, thuaj Ramës të ikë, gjysma e Vettingut nuk do jetë

Kreu i Partisë Libra, deputeti Ben Blushi tha se nuk kishte votuar asnjë nga kandidatët për anëtar të komisionit ad-hoc të Vettingut.

Ai iu drejtuar deputetes Vasilika Hysi, një prej anëtareve të zgjedhura, që t’i kërkonte Ramës të dorëhiqej. Blushi tha se Hysi nuk mund të votonte njëkohësisht edhe për Elvis Rroshin dhe për Prokurorin që e heton.

Blushi: Ja vlen t’ju pyes sot: çfarë keni bërë sot? Bëni votim për komisionet e Vettingut, Vettingu prapë është i bllokuar. Gjysma e komisioneve nuk kanë për të ardhur. Sepse ka dy paradokse ky votim. E para, gjysma e komisioneve nuk do të jenë për shkak se jemi një krizë politike që po bllokon zgjedhjet dhe drejtësinë.

E dyta, unë nuk votova për asnjë nga 4 kandidatët dhe ua them pse. Një nga kandidatë është një zonjë që unë kam shumë respekt, Vasilika që është këtu në sallë. Çfarë paradoksi ka Vasilika? Ti zonjë u përzgjodhe për Komisionin e Vettingut që ka për detyrë të zgjedhë gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të Shqipërisë….

Po dëgjoja një lajm është i trishtueshëm. 3 mijë bebe më pak. Nuk lindin më shqiptarët. Janë depresivë, janë të dëshpëruar, nuk kanë më shpresë. Për këtë do të mbahet mend ky kryeministër dhe ky duhet të japë dorëheqjen. Vasilika duhet ta bindësh që të japë dorëheqjen për të shpëtuar Vettingun dhe për të zhvilluar zgjedhjet. Nuk ka rrugë tjetër. Ti nuk mund të pranosh të votosh edhe për Elvis Rroshin dhe për prokurorin që heton Elvis Rroshin. Kjo është e pamundur. Këtë nuk mund ta bëjë i njëjti njeri Vasilika, ti nuk mund ta bësh. Jep dorëheqjen edhe vetë nga Vettingu ose thuaj këtij të ikë. Jepni Shqipërisë pak më shumë bletë e pak më shumë bebe, duke hequr këtë nga pushteti, duke zhbllokuar Vettingut, dhe mos bëni gabim t’i thoni mos ikë se është gati për të ikur.

Please follow and like us: