Bob Mecween, takim në Shtëpinë e Bardhë për protestën e opozitës

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pense është informuar një ditë më parë në lidhje me protestën në Shqipëri dhe kauzat e drejta të opozitës.

Kjo gjë është bërë e ditur nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu në Facebook i cili ka sqaruar edhe pozicionin e ish-kongresmenit që pak ditë më parë ishte dhe mbajti një fjalë në “çadrën e lirisë”.

Ja çfarë shkruan Mediu në Facebook:

Mediat pranë Edi Rames e quajtën njeri pa peshë, Bob Mcween ish-kongresmen për 25 vjet dhe aktualisht drejtuesi i CNP (Këshillit për Politikat Kombëtare) pjesëtare të bordit të së cilës janë Jim DeMint Presidenti i Heritage Foundation, Jeff Session, Prokuror i Përgjithshëm dhe Kelly Ann, Këshilltare e Presidentit Donald Trump

Bob Mcween ka qenë pjesë e ekipit të Trump për politikat e jashtme dhe sigurisë.

Për merak të kësaj sjellje të papërgjegjshme po postoj një foto të tij me Presidentin Trump dhe stafin.

Dje Bob Mcween ka zhvilluar një takim me Zv/Presidentin Mike Pense për ta informuar për zhvillimet në Shqipëri.