Mattis: Nuk ka dyshim se regjimi sirian është pas sulmit kimik

Shefi i Pentagonit Jim Mattis tha të hënën se “nuk ka dyshim” se regjimi sirian ishte pas sulmit vdekjeprurës kimik të javës së kaluar, ndërkohë që zyrtarët amerikanë akuzuan Moskën për kryerjen e një fushate keqinformimi rreth sulmit.

Akuza se Rusia është duke krijuar konfuzitet rreth asaj se kush është përgjegjës për ngjarjen e tmerrshme të 4 prill, ku të paktën 87 civilë u vranë në një qytet të mbajtur nga rebelët , erdhi pasi sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson u përball me Kremlinin mbi mbështetjen e saj për Bashar al-Assad.

Në komentet e tij,  presidenti rus Vladimir Putin jo vetëm se ka përsëritur mbrojtjen e tij për Asadin, por ka shtuar se kundërshtarët rebelë sirianë janë duke përgatitur sulme  të falsifikuara, në mënyrë që të inkurajojnë ndërhyrjen amerikane.