Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Putin po mbështet një njeri djallëzor si Assad

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se homologu i tij rus Vladimir Putin po mbështet një njeri shumë djallëzor duke iu referuar liderit sirian Bashar Al-Assad.

Trump përmendi sulmin kimik të 4 prillit në Siri ku humbën jetën 90 persona, mes të cilëve shumë fëmijë. Putin tha një ditë më parë se akuzat e Uashingtonit kundër qeverisë siriane janë të ngjashme me deklaratat e bëra para se SHBA të mësynte në Irak në vitin 2003.

Një gjendje e tensionuar shihet edhe mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, ku nuk po mungojnë thumbat që liderët e dy vendeve, Trump dhe Kim Jong Un i hedhin njëri-tjetrit.

“Ne po dërgojmë një armatë atje. Shumë të fuqishme. Kemi madje edhe nëndetëse shumë më të fuqishme se avionët. Dhe gjithashtu kemi ushtrinë më të mirë në Tokë,” tha Trump më herët.

Please follow and like us: