Albspirit

Media/News/Publishing

Dalin pamjet e vrasësit të ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku

Personi që shihni në video është autori i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut. Pamjet janë publikuar nga policia e Tiranës e cila kërkon ndihmë për identifikimin e tij nga qytetarët.

Sipas policisë, personi që shihni në videon e kamerave të sigurisë dyshohet se ka qëlluar me armë ish-drejtuesin e policisë në  rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”.

“Qytetarët për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299. Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre”, thuhet në njoftim.

Artan Cuku, 42 vjeç u vra mbrëmjen e së shtunës së kaluar (8 prill) në hyrjen e pallatit të tij. Autori i kishte zënë pritë dhe e qëlloi me dy pistoleta, duke e lënë të vdekur në vend. Deri tani prokuroria dhe policia po hetojnë në pista: “Vrasje për shkak të detyrës” dhe “vrasje për hakmarrje”. Cuku ka mbajtur detyra të rëndësishme deri në vitin 2013 kur e larguan nga radhët e policisë për shkaqe politike. Në vitet e fundit të karrierës në polici, ai mbajti detyrën e drejtorit të policisë në Vlorë.

Please follow and like us: