Vështrim i shkurtër mbi banditizmin e shekullit të 19 në Greqi

Michael Stoukas

Një nga problemet kryesore të shtetit të sapoformuar grek pas revolucionit të vitit 1821, ishin grabitjet. Aktiviteti i kusarëve filloi që në kohën e Kapodistrias  dhe mori përmasa të mëdha vitet e ardhshme, duke arritur në pikën sa t’i krijonte Greqisë, probleme në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera.

Terreni malor i Greqisë e kishte favorizuar fenomenin e grabitjes që nga kohët e lashta dhe ato bizantine. Por gjatë pushtimi osman, ky fenomen njohu një shpërthim të jashtëzakonshëm, kryesisht për shkak të lëvizjes së popullatave në vende malore, ku banorët ishin të angazhuar në bujqësi dhe blegtori, por shpesh bastisnin karvanët që kalonin në zonat e tyre.

Nga këto fshatra malore, zbritën të ashtuquajturit “banditë” ose kleftë, të cilët sipas teksteve turke ishin shprehje e një liberalizmi të egër dhe bërthamë e forcave të rezistencës ushtarake kundër osmanëve në shekullin e 18.

Që nga koha e Kapodistrias, rastet e para të grabitjes ishin trajtuar sukses. Me ardhjen e mbretit Otto në qeverisjen e vendit, fenomeni u bë shumë problematik. Në mars 1833, ai shkriu trupat parregullta të Revolucionit dhe la vetëm dy mijë të burra t’i bashkoheshin batalionin të sapoformuar të këmbësorisë. Fill kas kësaj trupa luftëtarësh “të uritur” bënë shfaqjen e tyre në gjithë vendin. Të tjerë flasin për 5000, të tjerë ngrenë numrin e tyre në 13,000. Krijimi i xhandarmërisë në 1833, në të cilën u regjistruan luftëtarë veteranë të 1821, ishte hapi i parë për të luftuar grabitësit.

Në fillim të dimrit të vitit 1834 dhe pranverës së vitit 1835, bandat e cubave vepronin të pashqetësuara, sidomos në zonat kufitare. Misioni për goditjen e tyre iu ngarkua oficerit britanik Thomas Gordon, me propozim të ambasadorit të ri britanik në Athinë. Trupat e përdorur fillimisht ishin kryesisht nga Bavaria por u provuan të papërshtatshme për këtë mision, pasi nuk përballuan marshimet rraskapitës në male.

Pjesëmarrës të tjerë të përfshirë në këtë operacion ishin edhe mercenarë të regullt nga Rumelia  për shkak se ata i dinin strehimet dhe taktikat e banditëve, por rezultatet e kësaj përpjekjeje ishin të varfra.

Në vitin 1836 Oto themeloi Korofillakinë, duke synuar kryesisht ruajtjen e kufirit, por ajo u shpërbë në vitin 1854.  Në vitin 1838, u themeluan gjykatat ushtarake në Missolonghi dhe Lamia për të trajtuar rastet e grabitjes. Ndërkohë, kaçakët filluan  të  ndikohen politikisht në veprimet e tyre të motivuar shpesh nga opozita ndaj mbretit Otto. Në 1844, Athina dhe rrethinat e saj, ishin në mëshirën e banditëve, ndërsa revolta e 1847-1848 kundër metodave autoritare të qeverisë Otoniane, kishte si organizatorë dhe protagonistë “pasuesit dhe shokët e shumë banditëve”.

Edhe pas rrëzimit nga froni të mbretit Oto në 1862 situata nuk ndryshoi. Kulmi i veprimtarisë së grabitësve ishte  “grabitja e Dilesit” (mars 1870), e cili jo vetëm që shkatërroi prestigjin ndërkombëtar të Greqisë, por e detyroi atë të paguajë dëmet, disa milionë dhrahmi.

http://www.protothema.gr/stories/article/670988/i-listeia-stin-ellada-ka…