Albspirit

Media/News/Publishing

Karianët janë paraardhës të shqiptarëve, fis pellazg?

Shkruan: Mathiu Aref (Arif Mati-historian shqiptaro-francez)

“Karian-Kar” është eponim i karianëve, popull parahelen, i cili ka dalë nga i njëjti trung etno-gjuhësor. Duke ardhur nga ishujt e Egjeut, kryesisht nga ishulli i Kretës, ata u vendosën kryesisht në pjesën jugperëndimore të Azisë së Vogël. Gjithsesi vendi i tyre u pushtua nga Dorianët.

Ata u helenizuan në shekullin IV para krishtit. Ky eponim “Kar”, ngatërrohet me shqipe. Kar në dialektin Geg dhe Ker në dialektin tosk.Kjo përputhet jo vetëm me emrin e popullit karian po edhe me një zakon që ishte vetëm i tyre; të ngrinin statuja itifalike, një lloj monumenti ku kolona katërkëndore kishte një penis të ngritur të Perëndisë Hermes dhe më vonë të perëndive të tjera. Ky monument i shenjtë shërbente si një pikë për të hequr kufijtë.

Herodoti pohon në lidhje me këtë “Athinasit të dalë nga pellazgët, ishin të parët që bënë statuja itifalike sepse kishin mësuar nga pellazgët. Ja edhe tjera prova që vërteton se Athinasit Jonianë dhe Karianët ishin të afërt me pellazgët e famshëm. Së fundi shënoj se emri i Karianëve nuk shpjegohet aspak nga gjuha greke. Helenët janë përpjekur ta interpretojnë emrin e karianëve me anë të gjuhës së tyre nëpërmjet sintagmës ‘Djalosh me flokë të qethur’. Nuk ka nevojë për koment”.

Please follow and like us: