Albspirit

Media/News/Publishing

Xhovani SHYTI: Kushtetuta në dorën e dyshes Rama-Meta

Ndërkohë që ora 24:00 e ditës së sotme shënon skadimin e afatit gjashtëdhjetë ditor që përcakton Kodi Zgjedhor për regjistrimin e koalicioneve garuese në zgjedhje, mësohet se dy partitë kryesore të maxhorancës qeverisëse ajo Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Intergim, i kanë adresuar një kërkesë  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nëpërmjet të cilës kërkojnë shtyrjen e afatit të regjistrimit. Kërkesa është është firmosur përkatësisht nga Luan Rama, kryesues i grupit parlamentar të LSI dhe Gramoz Ruçi, homologu i tij i PS.

Ka ndodhur kjo ndërkohë që, duke qenë pjesë e prejrrjedhur prej Kushtetutës, nenet e Kodit Zgjedhor duhet të njohin veç zbatim e të mos mbeten kartë në duart e partive politike, sikurse ka ndodhur dhe vijon të ndodh edhe aktualisht. Pasi nuk është e para herë që partitë politike e përdorin Kodin Zgjedhor sipas oreksit të tyre. Në po të njejtën mënyrë u soll PS kundër PD në vitin 2007, kur nëpërmjet këmbënguljes për të njejtin pretendim si sot, Edi Rama, ja doli ti imponojë qeverisë Berisha shtyrjen e zgjedhjeve lokale të planifikuara, sipad Kodit, pra kushtetueshmërisht për tu mbajtur në muajin tetor,të shtyra me këmbënguljen patologjike të Ramës për në janar 2008 dhe që, përfundimisht, arritën të zhvillohen në 18 Shkurt të këtij viti.

Precedent të tillë ka patur edhe në vijimësi dhe ky i 2017 është tregues i faktit se politika po denegjeron edhe ligjet kushtetuese, të cilët vet i prodhon e vetë i miraton. Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse këto ndërhyrje të politikës do të ishin të justifikuara e të ndërmereshin për situate të jashtëzakonëshme, por të shtysh datën e regjistrimit të koalicioneve për hatër të prapaskenave përfituese dhe luftës së paprinciptë midis forcave poltike, kjo është e pajustifikuar.

Sepse, si PS ashtu edhe LSI, në rastin konkret, i kërkojnë KQZ ta shtyjë datën e regjistrimit të koalicioneve, vetëm për të pritur vendimarrjen përfundimtare të PD-së, në mënyrë që të vendosin skemën e bashkëveprimit midis tyre.

Për të përcaktuar nëse do të hyjnë në zgjedhje së bashku për të maksimalizuar marrjen e sa më shumë votave, apo të ndara veç e veç për të mbushur boshllëkun e opozitës së munguar.

Është një logjikë e papranueshme për të justifikuar sallatizimim e Kodit Zgjedhor, që për të njejtin motiv përfitimi politikë mund të shkelet edhe me shtyrjen e dates, me mosmbajtjen e votimeve në 18 Qershor 2017, ditën e dekretuar nga Presidenti, i cili është garanti i mbrojtjes së Kushtetutës.

Please follow and like us: