Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Nuk e presim Presidentin të dalë nga materniteti

Në dalje nga kuvendi pas raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit të ri, kryeministri Edi Rama tha se kjo ishte një shprehje e vullnetit që ka mazhoranca per te gjetur gjuhen e perbashket me opoziten, e cila nuk shkon ne Kuvend, aty ku e ka punen.

“Sot ishte një tjetër shprehje, ne sikundër e kemi thënë më parë, për t’i dhënë të gjithë hapësirën brenda kornizës kushtetuese, brenda rregullave të lojës demokratike të PD, dhe atyre që bashkë me të që janë , nuk paraqitën një kandidat se duam të krijojmë mundësinë që të gjejmë me atë pjesë që na mungon në parlament një konsensus për një figurë presidenciale.

Unë jam i duruar se besoj te durimi kur është kufiri i durimit, përsa i përket Presidentin duam t’i kthejmë atij institucionin dinjitetin, figurë që të ngrihet mbi palët, dhe të ketë paanshmëri, dhe jo figurë të anshme si kjo që kemi. Ne do presim, më mirë një President i duhur e i pranuar nga sa më shumë. Ne nuk e kemi kuptuar asnjëherë fuqinë tonë, si motiv për të qenë arrogant, por për të qenë të duruar,” tha Rama.

Pyetje: A jeni gati ti ofroni institucionit të presidentit një kandidaturë që s’do jetë nga shumica por bota opozitare?

Bota opozitare e shikoni që është një koncept që po zgjerohet dhe opozita e parlamentit të ri do jetë shumë më e larmishme dhe jam i bindur shumë më sfiduese se sa kjo opozita që është mikrobotus opozitare, e mbyllur në një cadër.

Ne s’kemi asnjë paragjykim dhe s’kemi asnjë kufi të paravendosur. Ne duam që ti japim Shqipërisë një president dinjitoz që të mundet të qëndrojë sa më shumë mbi palët, për aq sa Shqipëria e bën të mundur këtë, se të gjithë këtu jetojmë se presidentin nuk e presim të na vijë nga materniteti, por ta gjejmë midis nesh, por është e rëndësishme që të jetë një president që kur jemi në situata si kjo të ketë minimalisht autoritetin ti bëjë një telefon të gjithëve ti thotë hajde të flasim një herë cfarë po ndodh, jo një që s’ka fuqi ta bëjë se është i njëanshëm.

Pyetje: Presidenti aktual s’e bën?

Nuk e ka përderisa se bën.

Pyetje: Mund ta zgjedhë parlamenti i ri këtë president?

Vendi s’do ngelet asnjë ditë pa president se e duam për vendin jo për vete se po ta kishim për vete sot do intervistonit presidentin e ri.

18 qershori nuk diskutohet sikurse nuk diskutohet zbatimi me rigorozitet i rregullave te përcaktuara nga Kushtetuta.

Jemi në një kontekst politik të vecantë dhe kemi të bëjmë me një krizë të PD, po mundohemi ti lehtësojmë rrugën PD, Shqipëria në të gjitha rastet s’do mbetet as pa parlament, as pa opozitë as pa koalicionin që e qeveris.

Please follow and like us: