Albspirit

Media/News/Publishing

Aeroplanmbajtësja amerikane bashkë me dy anije japoneze drejtohen drejt Koresë së Veriut

Aeroplanmbajtësja amerikane që po lundron drejt Gadishullit Korean, po shoqërohet tani nga dy anije japoneze.

Njësia lundruese filloi manovrat e përbashkëta detare sot në Paqësorin perëndimor. Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, e cila shoqërohet edhe nga një destrojer amerikan i pajisur me raketa kruz, u urdhërua nga presidenti që të udhëtonte drejt Koresë ndërkohë që veprimet e Phenianit kanë shtuar tensionet në rajon.

Nuk është e qartë për sa kohë njësia luftarake amerikane do të shoqërohet nga destrojerët japonezë. Marina amerikane tha se manovrat janë operacione rutinë që synojnë të përmirësojnë reagimin në e mjeteve të marinës ushtarake dhe kapacitetet mbrojtëse, si dhe manovrimin efikas.

Please follow and like us: