Albspirit

Media/News/Publishing

Meta takon negociatorin demokrat, Bylybashi

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me deputetin e Partisë Demokratike Oerd Bylybashi, negociatori i opozitës për dialog me mazhorancën. Takimi po zhvillohet në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit.

Kriza politike, Meta në 19:00 mbledh drejtuesit e të gjitha partive

Ndërkohë, më herët, Meta ka thirrur në një takim të gjithë drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.

Në takim pritet që të flitet dhe për rekomandimet për reformën zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Lidhur me ftesën ka reaguar Basha, i cili ka deklaruar se do të bëjë publik qëndrimin për pjesmarrje ose jo në tryeze pas një takimi me aleatët në orën 18:00.

Please follow and like us: