Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama, “Kjo fundërrinë e pashembullt e shoqërisë shqiptare”, voton sot Ilir Metën, “matrapazin me bllokun e korrupsionit në dorë” për ta çuar në karrigen e Presidentit

Është e njohur tashmë historia e akuzave ekstreme që kanë shkëmbyer mes tyre, Ilir Meta e Edi Rama, para se ata të bëheshin bashkë në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013.  Akuza të ashpra që flasin për korrupsion galopant në strukturat e shtetit , janë harruar tashmë dhe sot Edi Rama i server shqiptarëve Ilir Metën “ me bllokune  korrupsionit në dorë” që me “gishtat obezë përllogariste paratë e korrupsionit gjatë qeverisë Berisha”.

Në Shqipëri harrohet gjtihçka sepse niveli i demokracisë dhe vetëdija e qytetarëve për të drejtat e tyre ëhstë në nivelet më të ulëta në Evropë. Rama, Meta, Berisha Basha e të ngjashmit e tyre mund të vazhdojnë të bëjnë korrupsion, të zihen e të puthen mes tyre sa herë duan e siç iua do interesi, për sa kohë nuk ka reagim qytetar kundër tyre. Sepse në Shqipëri nuk ka media e as shoqëri civile por ka mercenarë që shfaqen ekraneve gjtihë ditën për të bërë propagandën e “zotërve” të tyre në piramidën e shtetit.

Ndiqni disa pamje filmike të disa prej akuzave të tmerrshme që kanë shkëmbyer mes tyre Rama e Meta, pasqyruar në media katër vite më parë.

Please follow and like us: