Albspirit

Media/News/Publishing

“As punë, as djersë, as poezi, as muzikë, as shpirt, as mendim dhe as dhimbje nuk ka ajo listë”, Blushi shpreh rezervat për listat e PS-së

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi është i pari që ka reaguar për listën e kandidatëve të Partisë Socialiste, që u bënë me dije përmes një konference për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Kandidatët e ish-partisë së tij, Blushi i cilësoi si emra të plakur të Rilindjes.

“LISTA E SHQIPËRISË QË NUK DUAM

Pashë listën e Rilindjes së plakur. Asnjeri nga artet, nga sporti, nga shkenca, nga universitetet, asnje student, asnjë mësues, asnjë mjek asnjë të varfër, asnjë emigrant, asnjë njeri që ëndërron.Vetëm biznes, biznes, biznes, para, para dhe administratë e kalbur dhe e lodhur. As punë, as djersë, as poezi, as muzikë, as shpirt, as mendim dhe as dhimbje nuk ka ajo listë. Kjo është Shqipëria që Duan dhe jo Shqipëria që Duam!”, deklaroi Blushi.

Listat e PS-së u publikuan orët e fundit përpara skadimit të afateve, ku u konfirmuan mjaft figura të vjetra të kësaj partie, ndërkohë që kishte edhe të larguar si: Namik Dokle, Valentina Leskaj, Arta Dade, Dashamir Peza, Alfred Peza, Arben Çuko, Piro Lutaj, Parid Cara, Artan Gaçi, Ledi Shamku, Arjeta Hysi, Ylli Ziçishti e shumë të tjerë.

Please follow and like us: