Albspirit

Media/News/Publishing

Shifra rekord aplikantësh për lotarinë amerikane, shqiptarët duan të ikën më shumë se kurrë

Ditën e sotme në orën 18:00 të gjithë njerëzit do të njihen me rezultatet e lotarisë amerikane, të cilat do të kenë mundësinë t’i shohin online. Siç edhe sqaroi Ambasada amerikane, nuk do të ketë njoftime të veçanta me postë apo e-mail për aplikuesit. Një tjetër fakt në lidhje me këtë lotari është edhe numri i aplikantëve shqiptar, i cili këtë vit ka shënuar shifra rekord. Vitin e kaluar, mësohet se kanë aplikuar rreth 200 mijë shqiptar në një total prej 14.5 milionë aplikuesish nga e gjithë bota, ndërsa këtë vit numri i aplikuesve në botë e ka kaluar numrin 19 milionë. Kjo tregon edhe një rritje të numrit të shqiptarëve të cilët kërkojnë të ikin nga vendi, dhe në numër më të madh janë moshat e reja.

Please follow and like us: