Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet personi që rrahu rëndë deputetin Ziadin Sela

Personi që goditi rëndë deputetin Ziadin Sela, Toni Trajkovski është arrestuar sot pranë hyrjes të një restoranti në Kumanovë. Mësohet se Trajkovski ishte mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së

Punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Trajkovskin si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin Ziadin Sela, megjithëse i njëjti nuk ishte i kapshëm për arrestim.

“Megjithatë, përkundër identifikimit të sigurt, punonjës maqedonas të stacionit policor në Kumanovë janë munduar që ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës. Nga ana tjetër, siç thonë zyrtarë të policisë, këmbëngulës kanë qenë policët shqiptarë, të cilët nuk kanë lejuar lirimin e Trajkovskit, ndërsa të njëjtin e kanë mbyllur në paraburgim 24 orësh, derisa sot pritet ta nisin drejt Shkupit” informon Alsat.

Please follow and like us: