Albspirit

Media/News/Publishing

Oerd Bylykbashi: Dopio standart?!

Para disa vitesh, kur Rama kercenonte me bojkot te zgjedhjeve edhe pse qeveria “Berisha” kishte plotesuar çdo kerkese te opozites, nje nga ambasadoret me te rendesishem ne Tirane me takoi per te diskutuar ne lidhje me shqetesimin e krijuar.

Une iu pergjigja thjesht teknikisht e i thashe atehere ambasadorit se Kushtetuta parashikon se para se gjithash, zgjedhjet jane per zgjedhesit e me pas per partite, se eshte detyrim ligjor te garantohen zgjedhjet, se marrja ose mosmarrja pjese e Partise Socialiste ne zgjedhje ishte zgjedhje e saj, se Kodi Zgjedhor i ka te gjitha instrumentat per te garantuar zhvillimin e zgjedhjeve pavaresisht perpjekjeve te PS per bllokim duke rrembyer vulat siç beri ne Ruzhdije ne 2009 apo duke larguar komisioneret siç beri ne Shijak ne 2007.

Ambasadori i rendesishem, pasi buzeqeshi, me pyeti: Oerd, vertet e beson ti se zgjedhjet pa opoziten kane vlere? Vertet e beson se legjitimiteti i zgjedhjeve eshte thjesht çeshtje ligji?

Edhe une buzeqesha, sepse ai ne thelb dhe logjike kishte te drejte. Zgjedhjet mund te ishin te ligjeshme, por legjitimitet demokratik nuk do te kishin. Por deri ne zgjedhje, qeveria siguroi te gjitha kushtet e nevojshme, opozita u fut ne proces pa asnje kundershtim te metejshem dhe zgjedhjet u zhvilluan.

Atehere nuk behej fjale per qindra tonelata droge te trafikuara, miliarda euro nga trafiku i droges dhe korrupsioni me tendera dhe konçensione, nuk behej fjale per kriminele ne parlament e administrate, boset e bandave me te rrezikshme ishin ne burg per jete dhe jo te liruar si sot ndersa vazhdonin investimet ne infrastrukture.

E ritheksoj, ishte nje nga ambasadoret me te rendesishem ne Tirane. Kur legjitimiteti ishte ne pikepyetje atehere, po aq eshte edhe sot; standarti nuk ndryshon nese Rama eshte ne opozite apo qeveri.

Kjo besoj duhet te vleje per pasardhesin e tij, sepse per Ramen keto gjera si te jesh konsistent ne logjike, nuk vlejne. Ai thjesht kerkon pushtetin me çdo kusht edhe kur nuk ka legjitimitet demokratik.

Opozita do te marre pjese ne zgjedhje ku garantohen kushtet per zgjedhje demokratike. Idiotesia e Rames se meqe po na u printokan fletet e votimit ndaj nuk ka me kohe per marreveshje me opoziten dhe te krijohen kushtet per zgjedhje, i ngjan historise se si filloi Lufta e Pare Boterore kur gjeneralet nuk ndryshonin dot planet e tyre te mobilizimit dhe nuk prisnin dot zgjidhjet politike. Kjo e Rames eshte nje idiotesia e nje konflikti politik qe do i kushtoje gjate demokracise shqiptare!

Please follow and like us: