Albspirit

Media/News/Publishing

Trump uron Macron për ‘fitoren e madhe’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, uron Emmanuel Macronin për fitoren në balotazhin presidencial që u mbajt sot në Francë.

Trump, i cili para rrethit të parë të votimit, muajin e kaluar, kishte thënë se Marine Le Pen ishte kandidatja “më e fortë”, ka përshëndetur fitoren bindëse të centristit të pavarur.

“Urime Emmanuel Macronit për fitoren e tij të madhe sot si President i ardhshëm i Francës. Mezi pres të bashkëpunoj me të!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Macron ka fituar 65.1 për qind të votave në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale frandceze.

Ai ka mposhtur bindshëm ekstremisten djathtiste, Marine Le Pen, që ka marrë vetëm 34.9 për qind të votave, ka bërë të ditur televizioni kombëtar francez.

Macron bëhet presidenti më i ri në moshë në historinë e Francës, dhe po ashtu presidenti i parë që nuk vjen nga dy partitë kryesore tradicionale, që prej themelimit të republikës moderne më 1958.

Please follow and like us: